Papa: lutuni për shtegtimin tim ekumenik në gjenevë - vatican news

Play all audios:

Në pragun e udhëtimit të tij në Gjenevë me rastin e 70 vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave, Papa Françesku, në përshëndetjet në gjermanisht në audiencën e përgjithshme, u kërkoi të
pranishmëve t’i luten Zotit për të dhe për këtë shtegtim apostolik ekumenik në Zvicër. R. SH. - VATIKAN Në pragun e udhëtimit të tij në Gjenevë me rastin e 70 vjetorit të Këshillit Ekumenik
të Kishave, Papa Françesku, në përshëndetjet në gjermanisht në audiencën e përgjithshme, u kërkoi të pranishmëve t’i luten Zotit për të dhe për këtë shtegtim apostolik ekumenik në Zvicër.
"Lutuni për mua dhe për shtegtimin tim ekumenik në Gjenevë nesër". Kështu tha, Papa Françesku, duke përshëndetur besimtarët e gjuhës gjermane pas katekizmit mbajtur në audiencën e
përgjithshme, duke u kërkuar besimtarëve t’i luten Zotit për udhëtimin e tij të 23-të apostolik, nesër, në Gjenevë, me rastin e 70 vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave, që ka selinë në
qytetin zviceran.