Ndërroi jetё Kardinali Mozambikut Alexandre José Maria dos Santos

Ndërroi jetё Kardinali Mozambikut Alexandre José Maria dos Santos

Play all audios:


Pranë popullit të Mozambikut, të stërmunduar nga lufta civile që gjithmonë lënë plagë të thella, kardinali Alexandre José Maria dos Santos ishte një bari shpirtëror që kontribuoi në rritjen


e Kishës në vend dhe mbështeti procesin e pajtimit në fund të konfliktit të vitit 1992. Të mërkurën e kaluar ndërroi jetё në Maputo.


Qe prifti i parë, ipeshkvi i parë dhe kardinali i parë vendas i Mozambikut, lindi në Zavala, në dioqezën e Inhambane, më 18 mars 1924. Misionarët françeskanë të Provincës së Portugalisë, të


pranishëm në Rajon që nga fillimi i shekullit, ndikuan nё rrugëtimin e tij të fesё. Pasi ndoqi seminarin në Amatongas, në zonën qendrore të Mozambikut, u dërgua në Nyassaland - sot Malavi -


për të ndjekur kursin e Filozofisë pranё Etërve tё Bardhë, rregulltarë. Në fakt, në atë kohë, në Mozambik nuk ekzistonte ende një seminar i madh pёr përgatitjen e meshtarëve.


Në vitin 1947 hyri në noviciatin e provincës françeskane portugeze në Varatojo, pranë Lisbonës. U shugurua meshtar në vitin 1953, njё vit mё vonë u kthye në Mozambik për të kryer shërbimin e


tij në misionet françeskane në rajonin Inhambane. Në vitin 1972 u bë rektor i seminarit të ri të vogël të vendit në Vila Pery, sot Chimoio. Dy vjet më vonë, Papa Pali VI e emëroi


Kryeipeshkёv tё Maputos, një emërim që erdhi pas pavarësisë së Mozambikut nga Portugalia.


Ndër nismat e tij të shumta ёshtё edhe themelimi i Caritasit të Mozambikut, tё cilin e drejtoi si president i parë. Promovoi programe tё ndryshme pёr tё ndihmuar të varfërit, refugjatët dhe


viktimat e thatësirës. Ishte gjithashtu i angazhuar për promovimin e marrëdhënieve të reja midis bashkësive kishtare të vendeve që ishin koloni portugeze: Angola, Kepi i Gjelbёr, Guinea


Bissau, São Tomé etj. Mё 1988 kardinali dos Santos themeloi fondacionin ‘Bashkimi i përshpirtshëm i Grave’ me emrin ‘Franciscanas de Nossa Senhora de Mãe de Africa’, një institut rregulltar


për të ringjallur jetën rregulltare në vend, si jetёn kundruese, ashtu edhe atё aktive, në veprimtaritë baritore dhe nё ndihmën e tё varfërve. Në shtator tё 1988, si kardinal i ri, pati


gëzimin të mirëpresë Atin e Shenjtë Gjon Pali II në vizitën e tij apostolike në Mozambik.


Që nga viti 2003 ishte kryeipeshkёv nderi i Maputos. Më 5 shtator 2019, gjatë udhëtimit të Papës, kardinali Alexandre José Maria dos Santos ishte akoma në gjendje pёr ta përshëndetur Atin e


Shenjtë në Katedralen e Zojёs sё Papërlyer në Maputo, gjatë takimit papnor me ipeshkvijtë, priftërinjtë dhe besimtarët e vendit. Me vdekjen e Kardinalit Alexandre José Maria dos Santos,


kolegji i kardinajve përbëhet nga 216 kardinaj, nga të cilët 121 me tё drejtёn e zgjedhjes dhe 95 pa tё drejtën e zgjedhjes.