Trafikimi i qenieve njerëzore, selia e shenjtë në osbe: t'u garantohet trajtimi i duhur viktimave - vatican news

Play all audios:

Me rastin e Konferencës së 22-të të Aleancës kundër Trafikimit të Njerëzve, me temë "Mbrojtja: mbështetja e të drejtave të viktimave dhe përforcimi i ndihmës", imzot Janusz
Urbańczyk, Vëzhgues i Përhershëm i Selisё sё Shenjtё pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ripohoi se duhet bërë çdo përpjekje e mundshme - veçanërisht për të parandaluar
pasojat në rastin e luftës në Ukrainë - për të ndihmuar ata që bien në këtë kurth R.SH. - VATIKAN “Shpesh, kultura e indiferencës dhe e përjashtimit i rrethon viktimat e trafikimit, duke i
bërë ato pothuajse të ‘padukshme’. Për ta luftuar këtё, viktimat duhet të mirëpriten, të shoqërohen dhe të mbrohen me mirëkuptim dhe solidaritet. Prandaj, qeveritë duhet t'i
përmirësojnë shërbimet për të mbijetuarit e trafikimit dhe t'u sigurojnë kurat e duhura, mbrojtjen e kualifikuar, ndihmën ligjore dhe format e duhura të dëmshpërblimit”. Kjo është ftesa
qё bёri Imzot Urbanczyk në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Presidenca polake e OSBE-së, dje në Vjenë, për ngritjen sistemeve efikase të mbrojtjes për viktimat e
trafikimit. TË JEMI EDHE MË VIGJILENTË Delegacioni i Selisë së Shenjtë nënvizoi rëndësinë e debatit në dritën e sfidave të pandemisë Covid-19 dhe të luftës në Ukrainë dhe ftoi që "të
jemi edhe më vigjilentë!" përballë rrezikut - vënë në dukje nga i dërguari i posaçëm i Papёs Françesku, kardinali Michael Czerny, gjatë vizitës së tij të fundit në Hungari dhe
veçanërisht në qytetin ukrainas Berehove - "që refugjatët ukrainas, veçanërisht gratë e fëmijët, të rrëmbehen dhe të shfrytëzohen nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët kërkojnë
t’i skllavërojnë, duke u ofruar në mënyrë të rreme ndihmë dhe më pas duke i zënë në kurth". PËRPJEKJET PËR T’I NDIHMUAR VIKTIMAT Imzot Urbańczyk kujtoi edhe angazhimin e përpjekjet e
bëra nga qeveritë kombëtare për parandalimin e trafikimit dhe mbrojtjen e viktimave të atij, që e quajti "krim i tmerrshëm", përpjekjet e OJQ-ve dhe tё shoqërisë civile, si dhe ato
të Kishës katolike dhe tё qindra Kongregatave rregulltare dhe organizatave laike që ofrojnë strehim të sigurt për këta njerëz dhe punojnë për integrimin e tyre shoqëror. "Këto
përpjekje - shtoi Imzot Urbańczyk - krijojnë një mjedis që mirëpret, mbron dhe kujdeset për viktimat dhe që ofron burime fizike, psikologjike, ligjore dhe socio-ekonomike për të mbështetur
shërimin, rimëkëmbjen dhe integrimin e tyre". NEVOJA E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET SHTETEVE Përfaqësuesi i Vatikanit, më pas, nënvizoi nevojën për procedura ligjore për t’i mbrojtur edhe të
afërmit e miqtë e viktimave, të cilët shpesh përjetojnё 'efektet dytësore të trafikimit', si kërcënimet dhe mënjanimin nga shoqëria, dhe tregoi si prioritet trajtimin dhe
reduktimin e rrezikut të riviktimizimit. Imzot Urbańczyk përfundoi duke u kërkuar edhe një herë shteteve të bashkëpunojnë "për t’u siguruar trajtimin e duhur viktimave tё
trafikimit".