Dita botërore e rinisë (dbr-sё) në lisbonë nga 1 deri më 6 gusht 2023 - vatican news

Play all audios:

Është shpallur data e Ditës Botërore të Rinisë që do të mbahet në Portugali nga 1 deri mё 6 gusht 2023. Më shumë se 400 vullnetarë janë tashmë në punë, shumë aktive pёr kёtё ngjarje janë
edhe 21 dioqezat e vendit. R.SH. - VATIKAN Dita Botërore e Rinisë (DBR) në Lisbonë 2023, takimi mes të rinjve nga mbarë bota me Papën, do të zhvillohet nga data 1 deri më 6 gusht 2023. Data
u shpall sot, e hënë 4 tetor, dhe shënon njëkohësisht një nga momentet më të rëndësishme të përgatitjes pёr kёtё ngjarje tё jashtëzakonshme kishtar. “Me gëzim të madh ju njoftojmë se Dita
Botërore e Rinisë Lisbona 2023 do të mbahet nga data 1 deri më 6 gusht. Shpallja e datës së DBR, në ditën e Shën Françeskut të Asizit, është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ne.
Ka kaluar një kohë e gjatë që kur të rinjtë nga e gjithë bota donin të dinin datën e DBR-sё qё mbahet nё Lisbonë mё 2023 për t'u përgatitur mё konkretisht për ardhjen dhe pjesëmarrjen
tyre në Lisbonë. Shpresojmë që 22 muajt që na ndajnë nga DBR-sё do të jenë një kohë ungjillëzimi për të gjithë”, deklaroi Manuel Clemente, Kardinali Patriark i Lisbonës. Në këtë moment,
grupet e punës që përbëjnë Komitetin Organizativ Lokal (COL), qё ёshtё organi ekzekutiv për përgatitjen dhe organizimin e DBR-sё Lisbonë 2023, tashmë kanë më shumë se 400 vullnetarë, shumica
portugezë. Në secilën prej 21 dioqezave të Portugalisë ka edhe Komisione Organizuese Dioqezane, përgjegjëse për promovimin e udhëtimit të përgatitjes deri në DBR-sё. Gjatë vitit të kaluar
momentet e theksuara si më të rëndësishmet ishin shpallja e imazhit zyrtar të DBR-sё, qё u zhvillua në tetor 2020, pritja e simboleve të DBR-sё, qё u zhvillua në Romë në nëntor tё vitit 2020
gjatë një kremtimi me Papa Françeskun, dhe shpallja e himnit zyrtar të DBR-sё në janar 2021. Një ngjarje që përshkon botën Dita Botërore e Rinisë (DBR) u krijua nga Papa Gjon Pali II në
vitin 1985, dhe që atëherë është dalluar si një moment takimi dhe bashkёndarjeje për miliona njerëz në të gjithë botën. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1986 në Romë, dhe që atëherë është
kremtuar në qytetet e mëposhtme: Buenos Aires (1987), Santiago de Compostela (1989), Czestochowa (1991), Denver (1993), Manila (1995), Paris ( 1997), Roma (2000), Toronto (2002), Këln
(2005), Sidney (2008), Madrid (2011), Rio de Janeiro (2013), Krakow (2016) dhe Panama (2019). Më 27 janar 2019, në Panama, në kuadrin e Ditës Botërore të Rinisë, Kardinali Kevin Farrel,
Prefekt i Dikasterit tё Selisë sё Shenjtë për Laikët, Familjen e Jetën, njoftoi se Lisbona do të ishte qyteti ardhshëm që do të organizonte e strehonte ngjarjen. Fillimisht e programuar për
verën e vitit 2022, DBR-sё në Lisbonë është shtyrë për një vit mё vonë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.