Françesku: shpresoj të zgjidhet kriza në liban - vatican news

Play all audios:

Papa kërkon zgjidhje për problemet ende të ngatërruara, që vijojnë ta shqetësojnë Libanin R. SH. - VATICAN NEWS Papa foli, gjatë lutjes së Engjëllit, edhe për 4 gushtin. Kjo datë kujton
ngjarjen e ndodhur tre vjet më parë, që shkatërroi portin e Bejrutit në Liban: _ “Përsërit lutjet e mia për viktimat dhe familjet e tyre, që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë dhe shpresoj
se kriza e ndërlikuar në Liban do të gjejë zgjidhje të denjë për historinë dhe vlerat e atij populli”._ Këtë kujtoi, me dhimbje e edhe me besim se zgjidhja nuk do të vonojë aq sa është
vonuar, Papa Françesku.