Më 24 korrik kremtohet dita botërore e gjyshërve dhe të moshuarve - vatican news

Më 24 korrik kremtohet dita botërore e gjyshërve dhe të moshuarve - vatican news

Play all audios:


Dita e Dytë Botёrore e gjyshërve, me temë: “Në pleqëri do të japin akoma fryte”, frymëzuar nga Psalmi 92,15, do tё kremtohet të dielën mё 24 korrik. Kёtё ditё, në orën 10.00, në Bazilikën e


Vatikanit, kardinali De Donatis do të kryesojë Meshën festive, në emër të Papës. R.SH. - VATIKAN MË 24 KORRIK, NË TË GJITHË BOTËN DO TË KREMTOHET  DITA II BOTËRORE E GJYSHËRVE DHE E TË


MOSHUARVE 2022. Të gjitha dioqezat, famullitë dhe bashkësitë kishtare ftohen ta festojnë këtë ditë, tema e së cilës, e zgjedhur nga Papa Françesku, është _“Në pleqëri do të japin përsëri


fryt”_ _(Ps. 92, 15)_. Në këtë mënyrë, siç na e kujton mesazhi i përgatitur për këtë rast, Ati i Shenjtë Bergoglio dëshiron t’u dhurojë të moshuarve një Ditë të tërë Botërore, të Diel, 24


Korrik ARKITEKTË TË REVOLUCIONIT TË BUTËSISË “Të dielën, 24 korrik, ora 10.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, kardinali Angelo De Donatis do të kryesojë kremtimin Eukaristik me


mandat të Atit të Shenjtë - thuhet në një shënim – E të gjitha dioqezat e botës janë të ftuara ta kremtojnë këtë ditë me një liturgji kushtuar të moshuarve”. Dy, mënyrat kryesore për të


marrë pjesë në këtë Ditë, këshilluar nga Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën: duke kremtuar një meshë ose duke vizituar të moshuarit vetmitarë. Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën


u ofroi dioqezave të ndryshme një sërë materialesh dhe sugjerimesh baritore dhe liturgjike, botuar në faqen e internetit të Dikasterit. Ndër këshillat, “ajo e vizitës apo shoqërimit të të


moshuarve vetmitarë. Kisha u jep ndjesë plenare për këtë akt, atyre që e kryejnë në ditët rreth 24 korrikut. E që Ati i Shenjtë,  në mesazhin e ditës, e shikon si “vepër mëshirë e kohës


sonë”. Me rastin e Ditës Botërore, Kardinali De Donatis u shkroi famullitarëve të dioqezës dhe të gjithë të moshuarve që banojnë në Qytetin e Amshuar: _ “Në verë shumë veprimtari ndërpriten.


Nisin pushimet! Por shumë të moshuar nuk shkojnë të pushojnë. Rrinë në qytet, në lagjet tona, shpesh edhe më të braktisur se zakonisht. Prandaj do të ishte mirë që, me rastin e kësaj dite -


kujton Kardinali – të sajohet një çast i thjeshtë, por kuptimplotë për të moshuarit”._ Vitin e kaluar disa famulli propozuan një meshë në mbrëmje, në gjirin e natyrës (të shtunën ose të


dielën), me bekimin e të moshuarve dhe, në vijim, me një argëtim muzikor, gjatë një darke festive. Me këtë rast kardinali De Donatis  u bën thirrje meshtarëve t’i vizitojnë të moshuarit në


shtëpi ose në strehët e të moshuarve. Gjestet e thjeshta të vëmendjes të kryera me dashuri dhe bamirësi baritore, do t’u japin guxim dhe dritë shumë vetmitarëve. Duke folur për Ditën


Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve 2022, Kardinali Kevin Farrell, prefekt i Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën, vëren: _“Me Ditën Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve, Ati i


Shenjtë na fton të ndërgjegjësohemi për vlerën e tyre në jetën e shoqërive dhe të bashkësive tona dhe ta bëjmë këtë në një mënyrë jo episodike, por strukturore, sepse Dita ndihmon për të


hedhur bazat e kujdesit të zakonshëm baritor të kësaj stine të jetës”._ Papa Françesku vendosi, në vitin 2021, që  kjo ditë  të kremtohet çdo vit, të dielën e katërt të korrikut, pranë


festës së shenjtorëve Joakim dhe Ana, gjyshër të Jezusit. Sivjet festohet më 24 korrik. Në të njëjtën ditë, Papa fillon edhe udhëtimin apostolik në Kanada, gjatë të cilit është planifikuar


një vizitë në shenjtëroren e Shën Anës dhe një takim me të rinj e të rritur të shkollës fillore në Iqaluit. Papa e vlerëson shumë kujdesin për të moshuarit dhe dialogun e tyre me brezat e


rinj.  Ndaj  sivjet ia kushtoi  një sërë katekizmash të së mërkurës pikërisht kësaj moshe tejet të vlerësuar. Për më tepër, edhe ndjeti i lutjes, që Françesku ia beson gjithë Kishës përmes


Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës, këtë muaj u kushtohet pikërisht të moshuarve.