Nga veprimtaria e papës dhe e kishës - vatican news

Play all audios:

Agjenda e Papës Françesku, nga audienca e përgjithshme deri në udhëtimin në Afrikë e në Sinodin kushtuar Amazonës, është gjithnjë e më globale. Ndiqet nga ajo e Kishës Katolike në gjithë
botën. R.SH. - VATIKAN AUDIENCA E PËRGJITHSHME E PAPËS: LOGJIKA E BASHKËNDARJES, KUNDËR HIPOKRIZIVE DHE INTERESIT Bashkësia e krishterë “rritet falë tharmit të bashkëndarjes”, duke kapërcyer
hipokrizinë dhe interesin përmes “dashurisë konkrete”. KËTË NËNVIZOI PAPA FRANÇESKU NË AUDIENCËN E PËRGJITHSHME TË SË MËRKURËS, 21 GUSHT, DUKE VIJUAR KATEKIZMIN E TIJ MBI VEPRAT E
APOSTUJVE. Një meditim, i cili u shoqërua me një katekizëm origjinal “praktik”, propozuar nga Ati i Shenjtë, pasi iu afrua në podium Clelia Manfellotti, një vajzë autiste 10-vjeçare, që
kishte ardhur nga Napoli për ta takuar, bashkë me nënën dhe dajat. Ndërsa Papa po fliste, Clelia u ngjit në shkallët e podiumit të Sallës Pali VI dhe qëndroi pranë Françeskut gjithë kohës.
Një prani e dhembshur, plot butësi, që e pasuroi mesazhin e Atit të Shenjtë, duke krijuar një atmosferë më të ngrohtë familjare në sallë, me tepër vëmendje për brishtësitë e kësaj bote,
veçanërisht, për autizmin e të gjitha problemet e tij. “Zoti flet përmes fëmijëve”, u tha Françesku bashkëpunëtorëve të vet, duke i ftuar të mos e pengonin e të mos e largonin Clelia-n, por
ta linin të lirë të lëvizte sipas dëshirës. “Gjithmonë kur shohim ndonjë person të vuajtur - shtoi ai - duhet të lutemi”. BESIMTARËVE, PAPA U FOLI PËR “DINAMIZMIN E SOLIDARITETIT, QË E
NDËRTON KISHËN SI FAMILJE TË ZOTIT”. Ky solidaritet bazohet në përvojën e “bashkimit të gjithçkaje, të ndarjes me të tjerët, të komunikimit, të pjesëmarrjes”. Për këtë arsye, nguli këmbë
Françesku, “sinjali, që zemra kthehet kah Zoti, na jepet kur ky ndryshim arrin xhepat, kur prek interesat vetjake: aty shihet nëse dikush është zemërgjerë me të tjerët, nëse ndihmon më të
brishtët, më të varfërit”. Së fundi, Ati i Shenjtë dënoi hipokrizinë dhe lavdëroi vullnetarët, që e ndajnë kohën me të tjerët, duke i ndihmuar nevojtarët. UDHËTIM NË KISHËN E FRANÇESKUT,
AGJENDA E PAPËS AGJENDA E PAPËS FRANÇESKU, NDËRMJET AFRIKËS DHE AMAZONËS, ËSHTË GJITHNJË E MË GLOBALE. Pas pak, vizita apostolike e Atit të Shenjtë, nGA 4 DERI MË 10 SHTATOR, NË MOZAMBIK,
MADAGASKAR DHE MAURICIUS E, PASTAJ, SINODI KUSHTUAR AMAZONËS, QË FILLON MË 6 TETOR NË VATIKAN. Por, NË AGJENDËN E BERGOGLIO-S ËSHTË EDHE PUNA E VAZHDUESHME E REFORMËS për përshtatjen e
strukturave dhe për ndryshimin e mendësisë së Kishës. Deri tani, Këshilli i Kardinajve, organi drejtues kolegjial, që ndihmon Papën në punën e tij, është mbledhur 30 herë. Flet për këtë
Sekretari i përgjithshëm i këtij Këshilli, imzot Marcello Semeraro, ipeshkëv i Albano Laziale, dioqezë, që ndër të tjera, do të vizitohet nga Papa më 21 shtator. Në një deklaratë, imzot
Semeraro thekson: “Reforma e Kishës dhe e Kuries Romake nuk janë e njëjta gjë. Nëse realiteti i Kishës është i gjallë, ai është gjithnjë në reformë. Kushtetuta ‘Predikoni Ungjillin’ është
perspektiva, këndvështrimi, paradigma e Kishës”. Përsa i përket ungjillëzimit, ai shpjegon: “Ndarja ndërmjet botës së krishterë dhe asaj jo-të krishterë nuk ekziston më. Sot, qytetet tona
janë të dyja këto botë e feja duhet të na udhëheqë në këto vende. Siç thotë Papa, feja në të cilën besojmë dhe feja që e jetojmë, duhet të jenë e njëjta gjë”. Në programin e Papës, edhe
150-VJETORI I RRETHIT TË SHËN PJETRIT, bamirësia e Françeskut për Romën, përmes mencave, shtëpive për të sëmurët e pashërueshëm, shtëpitë për familjet në vështirësi, në frymën e
solidaritetit, pa u dukur. KOMISIONI I LARTË PËR ZBATIMIN E DEKLARATËS PËR VËLLAZËRIMIN NJERËZOR Media e Emirateve të Bashkuara Arabe dha, këto ditë, lajmin se MË 19 GUSHT, NË ABU DABI, U
THEMELUA KOMITETI I LARTË PËR ZBATIMIN E DOKUMENTIT KUSHTUAR “VËLLAZËRIMIT NJERËZOR PËR PAQEN BOTËRORE DHE BASHKËJETESËN E PËRBASHKËT”, nënshkruar më 4 shkurtin e kaluar nga Papa Françesku
dhe nga Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed Al-Tayeb. Komiteti do të ndihmojë në zbatimin e qëllimeve dhe të objektivave të Deklaratës jo vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, por kudo në botë,
duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një thirrje e një reflektim ndërfetar me rëndësi globale e universale. Në këtë perspektivë, Komiteti duhet të përgatisë edhe projektet e nevojshme për
zbatimin e dokumentit e do të ketë për detyrë edhe të ndjekë e të kontrollojë mbarëvajtjen e këtyre planeve. Siç shpjegojnë mediat e Emirateve, Komiteti i Lartë do të nxisë autoritetet
legjislative të vendeve të ndryshme t’i ndërthurin dispozitat e dokumentit me ligjet kombëtare, në mënyrë që të forcohen vlerat e respektit të ndërsjellë dhe të bashkëjetesës. Ai do të
mbikëqyrë edhe Shtëpinë e Familjes Abrahamike, ndërtuar për të përkujtuar vizitën historike të Papës Françesku e të Imamit të Madh të Al-Azharit në Abu Dabi, por edhe për të reflektuar mbi
bashkëjetesën ndërfetare në Emiratet e Bashkuara Arabe. NË BARI, IPESHKVIJTË E MESDHEUT DO TË FLASIN PËR MIGRANTËT NË MITINGUN E RIMINIT (QË PËRFUNDOI DJE), të hënën, më 19 gusht, kryetari i
Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Gualtiero Bassetti, deklaroi se ipeshkvijtë e Italisë do të mblidhen në Bari për të diskutuar mbi problemin e migracionit. Do të jetë një lloj
Sinodi, që do të mbahet nga 18 deri më 23 shkurtin e ardhshëm e do të mbyllet nga Papa Françesku. “Duhet t’i ngulim sytë mbi ato vlera njerëzore dhe ungjillore, që janë baza e shoqërisë
sonë – nënvizoi kardinali në Rimini. - Duhet të kthehemi tek rrënjët. Duhet t’i përballojmë së bashku problemet. Unë vetë mundohem të flas pak, por të bëj diçka”. “Po organizoj një takim, ku
ftoj të gjithë ipeshkvijtë e vendeve të Mesdheut. Migracioni është fenomen përtej Evropës, sepse është global. Kam vënë re – shpjegoi kard. Bassetti – se edhe nga këndvështrimi ynë, edhe
duke menduar se po bëjmë mirë, ka rrezik të japim përgjigje të pjesshme, të cilat nuk i bëjnë ballë problemit që në rrënjë. Së bashku me barinjtë e gjithë Mesdheut, do të mblidhemi për të
diskutuar mbi këto çështje”, njoftoi kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane. MEDJUGORJE: RRITET NUMRI I SHTEGTARËVE Në një intervistë me agjencinë katolike të lajmeve Sir, imzot Henryk
Hoser, vizitator apostolik me karakter të veçantë për famullinë e Medjugorje-s, nënvizon se NUK KA RISI MBI QËNDRIMIN E KISHËS PËR MEDJUGORJE-N. Ndërkaq, JANË BËRË HAPA PËRPARA PËR TË PRITUR
MË MIRË SHTEGTARËT. Vijnë gjithnjë e më shumë, shpjegon imzot Hoser: “Sipas mendimit tonë, shifra është rreth tre milion njerëz në vit. Fluksi më i madh është në verë, por ka shtegtarë
gjatë gjithë vitit”.