Afërsia e papës me greqinë e dëmtuar rëndë nga zjarri - vatican news

Play all audios:

Papa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit në Solemnitetin e Ngjitjes së Marisë në Qiell, i drejton ngushëllimet e tij popullatës së Athinës dhe qyteteve përreth, të prekura nga një
zjarr masiv, që shpërtheu në zonën verilindore, i cili detyroi mijëra njerëz të evakuoheshin: "Dëme materiale dhe fatkeqësi mjedisore dhe thirrje që të mbështeten nga bashkësia
ndërkombëtare” R.SH. / VATIKAN Në lutjen e sotme të Engj[llit të Zotit, 15 gusht, në solemnitetin e Zojës së Ngjitur në Qiell, Papa kujtoi edhe Greqinë e shkatërruar nga një zjarr i madh, që
shpërtheu të dielën, më 11, dhe që vazhdon të kërcënojë të gjithë pjesën verilindore të vendit, rajonin që përfshin Athinën dhe dhjetëra fshatra dhe qytete përreth. “Mendimet e mia tani
janë pranë Greqisë, e cila ditët e fundit po lufton me një zjarr shumë të rëndë, të zhvilluar në verilindje të Athinës” - kujton Papa - menjëherë pas thirrjes për tokat e prekura nga lufta,
në veçanti në Lindjen e Mesme. MBËSHTETJE NGA BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE Papa Françesku kujton dhjetëra mijëra njerëz tashmë të evakuar: "Shumë familje kanë mbetur pa shtëpi e duhet të
përballen me vështirësi të tmerrshme e, përveç dëmeve të mëdha materiale, po krijohet edhe fatkeqësia e mjedisit": _“Lutem për viktimat dhe të lënduarit, siguroj afërsinë time me ata që
janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë, duke besuar se mund të mbështeten nga solidariteti i përbashkët”._ FATKEQËSIA Flakët, të cilat fillimisht u zhvilluan pranë Varnavas, bënë shkrumb e hi
rreth 100 mijë hektarë tokë, në rajonin e Atikës, ku puna e shpëtimit vazhdon pandërprerë edhe në këtë kohë. Mbi 700 zjarrfikës dhe 200 makina zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar flakët
dhe për të kufizuar në çdo mënyrë, numrin e të lënduarve, 70 deri tani. Zgjerimi i zjarrit u shkaktua edhe nga era, që ka arritur shpejtësinë 70 kilometra në orë. Zjarri masiv detyroi
banorët e dhjetëra qyteteve dhe fshatrave në periferi të Athinës, të evakuohen. Në komunën e Patima Halandriou, më 13 gusht, autoritetet gjetën edhe viktimën e parë të fatkeqësisë: një grua
të moshuar me origjinë moldave, trupi i së cilës shtrihej i pafuqishëm në një nga fabrikat që kishte përfunduar në flakë.