Të meditojmë me Ungjillin: Krishti, Mbret i Gjithësisë

Play all audios:

Për të kremtuar Krishtin, Mbretin e Gjithësisë, në këtë të diel të 34-t të vitit kishtar, Kisha na propozon skenën rrëqethëse të Ungjillit sipas Shën Gjonit (18,33b-37), në të cilën Jezusi i
poshtëruar dhe i lidhur me zinxhirë qëndron para Pilatit, përfaqësuesit të një perandorie të fuqishme. Por cili nga të dy është vërtet i gjithëpushtetshëm? Cili nga të dy është mbret? Edhe
një herë, logjika e kësaj bote nuk vlen. Për Jezusin, vetëm një gjë ka rëndësi: e vërteta. Ja ç’do të thotë të jesh mbret i universit: të hysh në të vërtetën dhe të dëshmosh për të. Të
ndjekim pjesën ungjillore…
Në atë kohë, Pilati e thirri Jezusin dhe e pyeti: “A je ti mbreti i judenjve?” Jezusi iu përgjigj: “A e thua ti këtë prej vetvetes, apo ta thanë tjerët për mua?” Pilati u përgjigj: “Pse, a
mos jam unë judeas? Popullit yt dhe kryepriftërinjtë të dorëzuan mua. Çka ke bërë?” Jezusi përgjigji: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote. Po të ishte Mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët
e mi do të kishin luftuar që të mos u bie në dorë judenjve. Porse, Mbretëria ime nuk është prej këndej.” “Pra, ti qenke Mbret?” – i tha atëherë Pilati. “Mirë thua!” – i përgjigji Jezusi –
“Unë jam mbret! E unë linda dhe erdha në botë për të dëshmuar të vërtetën. Kush e do të vërtetën, ai e dëgjon fjalën time”.