Filipine, fillon lutja për shërimin kombëtar

Filipine, fillon lutja për shërimin kombëtar

Play all audios:


Një fushatë kombëtare lutjeje për shërimin e vendit dhe fundin e pandemisë nga koronavirusi: kjo është nisma e nxitur nga Konferenca episkopale katolike e Filipineve nga 15 gushti deri më 15


shtator, nga ‘Të Ngjiturit e Zojës në Qiell’ e deri nё festёn e ‘Zojёs sё Dhimbshme’. Në veçanti, prelatёt u kërkojnë besimtarëve të lusin çdo ditë dhjet  "Tё falemi Mari" nё ora 12.00, në


shkolla, në seminare, në famullitё kishtare dhe nё komunitete katolike. Nisma u paraqit me një mesazh të përbashkët pastoral, nënshkruar nga Komisioni Episkopal i Filipineve për Seminaret,


Katekizmin dhe edukimin katolik, në kuadrin e fillimit tё vitit të ri shkollor. "Zoti na dëgjon kurdoherë, me Të asgjë nuk është e pamundur", lexohet nё tekstin që i  fton edhe Kolegjet e


Universitetet katolike t'i kushtojnë njё vëmendje e tё përhapin më gjerë Doktrinën sociale të Kishës, mësimet e së cilёs ndihmojnë pёr "të përballuar këtë pandemi globale". Në fakt, kёto


mësime tё Kishёs do t’i ndihmojnë filipinёt pёr "tu njohur me të vërtetën e cila do t’i lirojë nga frika e pabazë dhe ankthet e panevojshme".


Duke iu drejtuar, pastaj, prindërve dhe mësuesve, ipeshkvijtë  e Filipineve u kërkojnë atyre të kujdesen për nevojat e të rinjve "në këto kohë të jashtëzakonshme": ”Le t’u sigurojmë tё


rinjve një rritje të mirë e tё ekuilibruar – lexohet nё mesazh – dhe një formim tё përshtatshëm tё mendjes, trupit dhe shpirtit". Veçanërisht sepse "ekziston një botë më e madhe dhe më e


ndritur përtej asaj virtuale me të cilën të rinjtë janë mësuar gjatë lockdown", përfundojnë ipeshkvijtë.


Po kujtojmё se edhe në muajin korrik Konferenca Episkopale e Filipineve pati shpallur 21 ditë lutjeje për "shërimin kombëtar" të vendit. Datat e zgjedhura ishin nga 16 korriku, festa e


Zonjës së Karmelit e deri nё  festën e Përkushtimit tё Bazilikës së Shёn Marisё sё Madhe, më 5 gusht. Duke ua shpjeguar nismën priftërinjve tё famullive kishtare të Kryedioqezёs sё


Lingayen-Dagupan, imzot Socrates Villegas nёnvizoi ndjenjën e "pafuqisë e tё shkurajimit" që tashmë mbizotëronte në vend e vuri nё pah se si urgjenca shëndetësore publike dhe "çrregullimet


shoqëroro-politike" i bёnё njerëzit tё ndjeheshin "të paaftë për të bërë diçka, për të kuptuar se jemi bijë tё dashur tё Zotit". Prandaj, ti lutemi Virgjërës Mari e të mbështetemi nё Tё –


tha kryeipeshkvi - e kurrë nuk do të jemi të pambrojtur".