Caritasi sapës organizon panairin me punime të personave me aftësi ndryshe - vatican news

Play all audios:

Caritasit Dioqezan i Sapës në kuadrin e Krishtlindje, ka organizuar Panairin me punime të realizuara nga duart e Personave me Aftësi Ndryshe. Aktivitet i përvitshëm ngjalli interes të madh,
përmes së cilës promovohen vlerat shpirtërore dhe sociale të këtyre personave. Në ceremoninë e hapjes të pranishëm vetë aktorët e panairit, Imzot Kulli, stafi i Caritasit, intelektualë të
fushave të ndryshme. ky aktivitet u nderua edhe me pjesëmarrjen e Zonjës së Parë të Shqipërisë, znj. Amanda Bega R.SH. / VATIKAN Caritasit Dioqezan i Sapës në kuadrin e përgatitjes
shpirtërore për Krishtlindje, mes tjerash, ka organizuar në Vau Dejës Panairin me punime të mrekullueshme realizuar nga duart e Personave me Aftësi Ndryshe. Ky aktivitet i përvitshëm ngjalli
interes të madh, përmes së cilës promovohen vlerat shpirtërore dhe sociale të këtyre personave, që janë vlerë e shtuar e shoqërisë shqiptare. Në ceremoninë e hapjes të pranishëm vetë
aktorët e këtij panairi, ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, stafi i Caritasit, intelektualë të fushave të ndryshme. Ky aktivitet u nderua edhe me pjesëmarrjen e Zonjës së Parë të
Shqipërisë, znj. Amanda Bega, e cila e vlerësoi shumë këtë event që këto persona zhvillojnë tashmë prej vitesh në Dioqezën e Sapës. NGA VAU DEJËS NJOFTON VIOLETA MARASHI: Nga Vau Dejës
njofton Violeta Marashi: PANAIRI I PUNIMEVE NGA PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE Dhjetori, muaji i festave tashmë përveç festës së mrekullueshme të Krishtlindjes, ofron edhe një sërë aktivitetesh
të CARITASIT DIOQEZAN SAPË, si parapërgatitje për këtë kohë të shenjtë e të gëzueshme. Një ndër to ishte dhe Panairi i punimeve të mrekullueshme nga duart e Personave me Aftësi Ndryshe,
zhvilluar nën kujdesin e veçantë të Caritasit. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm vetë aktorët e këtij panairi, Ipeshkvi i Sapës, IMZOT SIMON KULLI, stafi i Caritasit, meshtarë e
motra, kryetari Bashkisë Vau Dejës Z. KRISTJAN SHKRELI si dhe intelektualë të fushave të ndryshme. Ndryshe nga herët e tjera, ky aktivitet u nderua edhe me pjesëmarrjen e Zonjës së Parë të
Shqipërisë, ZNJ. AMANDA BEGA, e cila e vlerësoi shumë këtë event që këto persona zhvillojnë tashmë prej vitesh në Dioqezën e Sapës. Ky aktivitet i përvitshëm ngjalli interes të madh, përmes
së cilës promovohen vlerat shpirtërore dhe sociale të këtyre personave. Gjatë ceremonisë së hapjes së panairit, në fillim iu uroj mirëseardhjen Drejtori i Caritasit, Z. NIKOLIN LEKAJ, i cili
falenderoi të pranishmit dhe gjithë njerëzit vullnetmirë që tregojnë kujdesin dhe dashurinë humane për personat me aftësi ndryshe. Në mënyrë të veçantë ai falenderoi bariun e kësaj dioqeze,
IMZOT SIMONIN, i cili me mbështetjen e tij personale dhe institucionale është shtylla kryesore ku personat me nevoja të veçanta ndjehen të vlerësuar e të realizuar në vetvete Edhe vetë
IMZOT SIMONI, gjatë fjalës së tij, “vlerësoi shumë punën dhe misionin bamirës që Caritasi bashkë me ndihmën e vullnetarëve të tij, krijojnë duke mbështetur këtë shtresë që kanë nevojë për
qendrën e vëmendjes. Dhe ne mundohemi që të jemi shpresë për ata që ju mungon shpresa; dashuri për ata që ju mungon dashuria; duar për ata që nuk kanë duar; këmbë për ata që nuk kanë këmbë,
duke e realizuar këtë edhe me vepra. E të gjithë së bashku, vendi jonë, Shqipëria jonë duhet ta dëshmojmë përmes dashurisë dhe përkujdesjes afër atyre që kanë nevojë, dhe të shihet
ngrohtësia dhe afërsia e të gjithëve ndaj më nevojtarëve që kanë nevojë për buzëqeshjen tonë. Po kështu edhe Kryetari i Bashkisë, Z. KRISTJAN SHKRELI, vlerësoi punën e Dioqezës së Sapës që
gjithmonë gjendet pranë shtresave me nevoja të veçanta, ndërsa ofroi edhe bashkëpunimin ndërinstitucional për këtë kategori. Në panair u shfaqen punime të ndryshme si piktura nga më të
ndryshmet, betleme dhe punime të tjera në tjegull dhe me qira, një punë kjo e demonstruar, e konkretizuar dhe përqafuar me dashuri nga personat me aftësi ndryshe. VIOLETA MARASHI