Do të shpallet i lum kardinali polak stefan wyszyński - vatican news

Do të shpallet i lum kardinali polak stefan wyszyński - vatican news

Play all audios:


Kisha do të ketë pesë të Lumë të rinj. Dje, Papa Françesku priti në audiencë prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Becciu, duke e autorizuar të shpallë disa Dekrete.


R.SH. - VATIKAN KISHA KATOLIKE DO TË KETË SË SHPEJTI PESË TË LUMË TË RINJ. Papa Françesku, pas audiencës, dje, me Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinalin


Angelo Becciu, autorizoi Dikasterin e Vatikanit për shpalljen e Dekreteve, që kanë të bëjnë me 5 të Lumë të ardhshëm të cilët janë: kardinali STEFAN WYSZYŃSKI, kryeipeshkëv metropolit i


Gjezno e Varshavës dhe primat i Polonisë, dëshmitar i guximshëm i fesë së krishterë gjatë regjimit komunist polak (1901-1981); prifti dioqezan nga Kalabria, DON FRANCESCO MOTOLA, themelues i


Institutit Shekullar të Motrave Oblate të Zemrës së Shenjtë (1901-1969) dhe tre laikë: ALESSANDRA SABATINI,  vajzë e re italiane nga Komuniteti Papa Gjoni XXIII (1961-1984) dhe dy martirë,


JUAN ROIG Y DIGGLE, që u vra në moshën 19 vjeç gjatë luftës civile në Spanjë në 1936, dhe besimtarja laike braziliane BENINGNA CARDOSA DA SILVA, që u vra më 1941 në Brazil. Me njohjen e


virtyteve heroike bëhen Shërbëtor të Nderuar të Zotit: AUGUSTO BERTAZZONI, kryeipeshkëv i Temunianës (1876-1972); prifti francez  JEAN LOUIS QUERBES, themelues i Kongregatës së Klerikëve


Famullitarë a Katekistëve të Shën Viatore (1793-1859);  dhe rregulltarja SPANJOLLE MARIA FRANCISCA E JEZUSIT FËMIJË (Maria Sanchez Villoria), murgeshë e Urdhrit të Shën Kjarës (19019).