Papa: dialogu mes feve shkëmbim vlerash qё krijojnë miqësi e paqe - vatican news

Papa: dialogu mes feve shkëmbim vlerash qё krijojnë miqësi e paqe - vatican news

Play all audios:


Tweet i Papes Françesku me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës (OKB): “Dialogu ndёrmjet njerëzve të feve të ndryshme nuk bëhet vetëm për diplomaci, mirësjellje apo tolerancë. Qëllimi


i dialogut është krijimi i miqësisë, paqes, harmonisë dhe shkëmbimi i vlerave dhe i përvojave morale e shpirtërore në frymën e së vërtetës dhe tё dashurisë. #DitaPërTolerancë”. R.SH. -


VATIKAN Tweet i Papes Françesku me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës (OKB - datë fikse) “Dialogu ndёrmjet njerëzve të feve të ndryshme nuk bëhet vetëm për diplomaci, mirësjellje apo


tolerancë. Qëllimi i dialogut është krijimi i miqësisë, paqes, harmonisë dhe shkëmbimi i vlerave dhe i përvojave morale e shpirtërore në frymën e së vërtetës dhe tё dashurisë.


#DitaPërTolerancë”. Kёshtu pohon Papa nё njё tweet, sot 16 nёntor 2021, nё Ditёn Ndёrkombёtare tё Tolerencёs. PËR DIALOGUN NUK NEVOJITET “VËLLAZËRIM I RREMË”, SECILI TË MBARTË IDENTITETIN E


VET “Kisha Katolike është e vetëdijshme për vlerën, që ka nxitja e miqësisë dhe e respektit ndërmjet burrave e grave me tradita të ndryshme fetare”. Kështu tha paradite Papa Françesku, në


audiencën me pjesëmarrësit e Asamblesë së përgjithshme të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, mё 28 nёntor 2013 në Vatikan . E kuptojmë gjithnjë e më tepër rëndësinë e dialogut


ndërfetar, shtoi Ati i Shenjtë Bergoglio, jo vetëm sepse bota, në një farë mënyre, bëhet gjithnjë e më e vogël, por edhe sepse fenomeni i emigracionit i rrit kontaktet ndërmjet njerëzve e


bashkësive me traditë, kulturë e fe të ndryshme. Vërtet, nuk mungojnë në botë, kontekste ku bashkëjetesa është e vështirë: shpesh, arsyet politike ose ekonomike u shtohen ndryshimeve


kulturore e fetare, duke vënë në dukje edhe keqkuptimet e gabimet e së kaluarës: e gjithë kjo rrezikon të shkaktojë mosbesim e frikë. Ka vetëm një udhë për të fituar mbi frikën e është ajo e


dialogut, e tolerancёs, e takimit të karakterizuar nga miqësia dhe respekti. E shi për këtë, tё bindur se takimi me njeriun e ndryshëm prej nesh mund të jetë rast për vëllazërim, pasurim e


dëshmi... Sigurisht, është e nevojshme që gjithçka të bëhet duke respektuar bindjet e tjetrit, edhe të atyre, që nuk besojnë, por duhet të kemi guximin e durimin për t’u takuar me tjetrin


ashtu siç jemi. E ardhmja është në bashkëjetesën, që respekton larminë, e jo në homologimin sipas një mendimi unik, teorikisht neutral… Jemi të bindur se kjo është rruga për arritjen e paqes


në botë”.  PËRJETIMI E ZBATIMI I VËLLAZËRIMIT, QË BASHKON NJERËZIT  Dallimet kulturore, shoqërore, fetare, duhet të sjellin në përjetimin e zbatimin e një vëllazërimi të ri, ku pikërisht


ajo që bashkon njerëzit është kuptimi i përbashkët i vlerës që ka madhështia e çdo njeriu. Këtu, gjendet udha e paqes, këtu është orientimi që duhet t’u prijë zgjedhjeve e përcaktimeve


politike dhe ekonomike, të çdo niveli e edhe në shkallë planetare. Për të hapur para breznive të nesërme një të ardhme në paqe, vijoi ai, detyra e parë është ajo e edukimit në paqe, është


kultivimi e ndërtimi i kulturës së paqes. Pra, çdo njeri duhet të jetë në qendër të vëmendjes e të respektit.