Papa: shpërdorimi i ushqimit është turp - vatican news

Papa: shpërdorimi i ushqimit është turp - vatican news

Play all audios:


Me rastin e Ditës së sotme Ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër shpërdorimit të ushqimit, Françesku i dërgon një mesazh FAO-s, në të cilin nënvizon mungesën e drejtësisë shoqërore, që e


pengon rreth një të tretën e popullsisë botërore të ketë ushqim të mjaftueshëm: duhet ta "rishpërndajmë e jo të prodhojmë për ta keqpërdorur” R.SH. - VATIKAN Papa Françesku bën sot


thirrje për shpërndarjen e drejtë të ushqimit në mbarë botën e thekson se shpërdorimi i tij është "turp". Në një mesazh për drejtorin e përgjithshëm të FAO, Qu Dongyu, me rastin e


Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit kundër shpërdorimit të ushqimit, Ati i Shenjtë pohon se ushqimi i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm është "e drejtë themelore dhe përparësi e çdo


njeriu”. Është “e turpshme dhe shqetësuese” kur, në vend që të shuajë urinë e miliona vetëve në botë, hidhet në plehra. “Si humbja, ashtu edhe shpërdorimi i ushqimit duhen dënuar me forcë,


sepse e ndajnë njerëzimin në ata, që kanë me tepri dhe në ata, të cilëve u mungon thelbësorja, sepse rrisin pabarazitë, shkaktojnë padrejtësi dhe u mohojnë të varfërve gjithçka u nevojitet


për të jetuar denjësisht”. “Britma e të uriturve, e të privuarve nga buka e tyre e përditshme, në një mënyrë ose në një tjetër – përfundon Papa - duhet të jehojë në qendrat ku merren


vendimet. E nuk mund të heshtohet apo të mbytet nga interesa të tjera”.