Maji i zojës: si lindi devocioni i muajit të marisë? - vatican news

Maji i zojës: si lindi devocioni i muajit të marisë? - vatican news

Play all audios:


Maji i luleve i kushtohet Zojës, Nënës së Krishtit Zot! Po a e dimë si lindi ky devocion, që vijon prej qindra vjetësh? R. SH. - VATIKAN  Devocioni i muajit të Zojës, muajit të majit, filloi


në vitet 1700, përmes veprimtarisë së tre jezuitëve, që kryenin misionin e tyre në veri, në qendër e në jug të Italisë. Më i njohuri është atë Alfons Muxareli. Etërit jezuitë zgjodhën


pikërisht muajin më të bukur të vitit, kur natyra është në kulmin e lulëzimit, që t’i ftonin të gjithë besimtarët për ta nderuar Nënën e Zotit, lulen më të përvujtë, më të bukur të


njerëzimit.  PO, Ç’PËRFAQËSON MARIA PËR GRATË E KOHËVE TONA?  Gruaja e ditëve tona frymëzohet nga Maria, por sipas figurës biblike, e jo sipas disa klisheve tradicionale, të cilat e


paraqesin si grua pasive, që pëson pa bëzajtë. Pali VI në “_Marialis Cultus”,_ e kundërshton këtë mënyrë paraqitjeje, duke i ftuar besimtarët të shfletojnë Ungjillin për ta njohur Marinë,


grua aktive, që e kupton mirëfilli përgjegjësinë e vet, që merr vendime e  “Madhëron Zotin”, sipas kritereve të dijes hyjnore e jo të dijes njerëzore. Marisë i lutemi duke thënë Rruzaren


Shenjte. Nuk është praktikë që i përket së kaluarës, e aq më pak lutje mekanike – na kujtoi përsëri Papa Françesku këto ditë. Ditë të shqeta, plot me dallgë, kur kemi aq shumë nevojë që


dikush të na e rikthejë shëndetin dhe qetësinë e humbur. E kush më mirë se Maria?