Papa priti kryeministrin e andorrës - vatican news

Play all audios:

Në audiencë te Papa Françesku, kreu i qeverisë së Principatës së Andorrës, Xavier Espot Zamora. Më pas bisedimet në Sekretarinë e Shtetit tё Vatikanit mbi çështje të ndryshme, përfshirë
fenomenin e migrimit R.SH. - VATIKAN Audienca e Papёs Françeskut me kreun e qeverisë së Principatës së Andorrës, Xavier Espot Zamora, mbajtur sot paradite në Pallatin Apostolik të
Vatikanit, zgjati pak më pak se gjysmë ore. Më pas, njoftoi zyra e shtypit e Vatikanit në një shënim, kryeministri Andorran u takua me Sekretarin e Shtetit tё Selisё sё Shenjtë, Kardinalin
Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Imzot Paul Richard Gallagher. "Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit tё Vatikanit - vijon njoftimi - u
nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Principatës dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë pjesë e një tradite të gjatë historike të mirëkuptimit dhe mbështetjes
reciproke". Më pas u fokusuam në "disa çështje të rëndësishme që prekin shoqërinë Andorrane, duke përfshirë fenomenin e migrimit". SHKËMBIMI I DHURATAVE Audienca e Zamorës te
Papën u shoqërua edhe me një shkëmbim dhuratash: Françesku i dhuroi një mozaik kreut të qeverisë Andorrane; vëllimet e dokumenteve papnore; Mesazhi i Ditёs Botërore tё Paqes të këtij viti,
fokusuar në temën "Kultura e kujdesit si rrugë drejt paqes" dhe "Dokumenti për vëllazërimin njerëzore për paqen botërore dhe bashkëjetesën ", nënshkruar nga Papa dhe
Imami i Madh nga Al -Azhar Ahmad Al-Tayyib në Abu Dabi tё Emirateve tё Bashkuara Arabe, më 4 shkurt 2019. Së fundi, Papa Françesku i dhuroi edhe një libër, të redaktuar nga Lev (shtёpia
botuese e Vatikanit) dhe kushtuar "Statio Orbis", momentit të jashtëzakonshëm të lutjes në kohën e pandemisё, kryesuar në Sheshin Shën Pjetrit nё Vatikan më 27 mars 2020. Nga ana
e tij, Zamora i dhuroi Papёs Bergoglio një kopje të Kushtetutës së lashtë të Andorrës, shoqëruar me një monedhë përkujtimore dhe një letër të shkruar me dorë nga Francesc de Tovi, ipeshkёv
i Urgell dhe bashkëprinc _ex officio_ i Andorrës nga viti 1416 deri më 1436. MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE QË NGA VITI 1995 E shtrirë në vetëm 468 km katrorë dhe e populluar nga rreth 78 mijë
banorë, Principata e Andorrës nuk ka pasur kurrë një vizitë nga një Papa dhe nuk ka pasur kurrë një dioqezë të sajën, por i përket dioqezës së Urgell, Spanjë, ipeshkvi i së cilës (aktualisht
është Imzot Joan Enric Vives i Sicília) ndan rolin e kreut të shtetit të vendit të vogël së bashku me presidentin e Republikës franceze. Katolikët kalojnë 90 për qind tё banorёve. Vendosja
e marrëdhënieve diplomatike midis Principatës dhe Selisë së Shenjtë daton më 16 qershor 1995. Nunci apostolik aktual, përfaqësues i Vatikanit edhe në Spanjë, është Kryeipeshkvi Bernardito
Auza, emëruar nga Papa Françesku më 1 tetor 2019.