Drejtësia biblike dhe vëllazëria, në takimin e udhëve jubilare sinodale - vatican news

Play all audios:

Drejtësia e Zotit nuk është drejtësia e njeriut, e cila synon vetëm të ndreqë padrejtësinë e vuajtur! Drejtësia e Zotit përfshin një koncept shumë më të gjerë: atë të faljes dhe të pajtimit.
Ky është filli përcjellës i ciklit të ri të takimeve, titulluar“Udhë Sinodale Jubilare”, kushtuar në vitin 2023, pastrimit të kujtesës, që nisi sot pasdite në Sallën e re të Sinodit, në
Vatikan. R.SH. / VATIKAN Në veprimin hyjnor është themelor shpëtimi i të humburve, kështu u tha mes tjerash, në simpoziumin e parë të ciklit të ri, për përgatitjet e Vitit të Shenjtë 2025,
që u mbajt të shtunën, 4 mars, në Sallën e re të Sinodit, në Vatikan, organizuar nga Fondacioni _Fratelli Tutti_ dhe nga _Bazilika e Shën Pjetrit._ Gjatë në simpoziumit u dëgjuan dëshmitë e
Gemma Capra-s, vejushës së komisarit italian Calabresi dhe studiuesit biblik, jezuiti At Pietro Bovati. Drejtësia e Zotit nuk është drejtësia e njeriut, e cila synon vetëm të ndreqë
padrejtësinë e vuajtur! Drejtësia e Zotit përfshin një koncept shumë më të gjerë: atë të faljes dhe të pajtimit. Ky është filli përcjellës i ciklit të ri të takimeve, titulluar_“Udhë
Sinodale Jubilare”_, kushtuar në vitin 2023, pastrimit të kujtesës, që nisi sot pasdite në Sallën e re të Sinodit, në Vatikan. _"Drejtësia biblike dhe vëllazëria"_ ishte tema e
simpoziumit, frymëzuar nga kapitulli VII i enciklikës _FRATELLI TUTTI_, titulluar “Shtigjet drejt një takimi të ri” - që u ndoq nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe asaj kishtare.
BOVATI: KUPTIMI I DREJTËSISË BIBLIKE DO TË THOTË TË SHPËTOSH TË HUMBURIT Në Shkrimet Shenjte - shpjegoi ati jezuit, Pietro Bovati, sekretar nderi i Komisionit Papnor Biblik, drejtësia del
në shesh "kur Zoti takohet me të padrejtët dhe fajtorët, individë qofshin, a popuj. Drejtësia hyjnore i shpëton fajtorët, siç e dëshmon Krishti, i cili ia dhuron hirin çdo mëkatari të
penduar. Është shpëtim, që nis nga Zoti e nuk varet nga mëkatari, por që nuk mund të fitohet nëse ky i fundit nuk e pranon hirin hyjnor”. Kjo, nënvizoi At Bovati, është edhe “detyra e
besimtarëve”, të cilët nuk mund të kënaqen me një drejtësi, që e dënon njeriun për gabimet e tij, duke menduar se me dhënien e dënimit, me gjykimin e fajtorit, procesi përfundon. Besimtarët
duhet ta çojnë deri në fund dëshirën për të shkuar, për ta kërkuar e për ta shpëtuar të humburin. Ky është kuptimi i vërtetë i drejtësisë biblike”.