28 vjetori i meshës publike në shkodër që shënoi fillimin e rënies së komunizmit - vatican news

Play all audios:

Kremtimi i kësaj Meshe, për Shqipërinë, shënoi fillimin e rënies së regjimit të diktaturës ateiste komuniste, hapjen e shtegut drejt rifitimit të lirisë qytetare e fetare dhe hapat e parë të
një shoqërie demokratike në Vend. R.SH. - VATIKAN Me 4 nëntor, kujtojmë 28 vjetorin e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varrezat e Shkodrës, udhëhequr nga prifti dom Simon Jubani.
Kremtimi i kësaj Meshe i vitit 1990, për Shqipërinë, shënoi fillimin e rënies së regjimit të diktaturës ateiste komuniste, hapjen e shtegut drejt rifitimit të lirisë qytetare e fetare dhe
hapat e parë të një shoqërie demokratike në Vend. Prifti dom Simon Jubani, njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët shqiptarë, që ka vuajtur gjithë jetën, i persekutuar në burgjet
komuniste, po edhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste në emër të Zotit e të Atdheut. Dom Simoni e sfidoi publikisht diktaturën ateiste komuniste, me aktin e shenjtë
të kremtimit të Eukaristisë – Meshës, akt ky të cilin regjimi i paTënzon e kishte ndaluar rreptësishtë, duke menduar se do t’ua ndalonte besimin qytetarëve, për çka mbylli Kisha e Tempuj
kulti, për çka vrau priftërinj, klerikë të feve të ndryshme dhe qytetarë besimtarë që besonin në Zotin. Po, dom Simon Jubani e sfidoi regjimin diktatorial ateist me aktin më të shenjtë të
krishterë, me kremtimin e Eukaristisë (Meshës) që sjell, kremton, përkujton e shpall praninë e Krishtit Zot në mesin e popullit të tij. Eukaristia përherë kujtoi e vazhdon të na kujtojë se e
Mira ngadhënjen mbi të keqen, Drita mbi errësirën, Dashuria mbi urrejtjen, Ringjallja mbi vdekjen. Qe pikërisht Eukaristia Shenjte që kumtoi Agimin e një epoke të re për shqiptarët. Kështu,
data e 4 nëntorit 1990, që mbeti e paharruar në mendjen dhe zemrën e shkodranëve e të të gjithë shqiptarëve, dëshmoi se populli shqiptar që nuk e kishte harruar Zotin, që nuk e kishte
mohuar fenë e as vlerat më fisnike, edhe pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror. Atë ditë të 4 nëntorit 1990, një grup i vogël besimtarësh, në sa pastronin, nën një shi të imtë
vjeshte, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në altarin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën
e djegur të Varrezës së Shkodrës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë. SOT, PAS 28 VJETËSH, PO KUJTOJMË MESHËN KREMTUAR NË VARREZA TË SHKODRËS NGA DOM SIMON JUBANI,
pikërisht me protagonistin. Nga arkivi zanor i Radio Vatikanit kemi shkëputur NJË PJESË NGA INTERVISTA E DOM DAVID XHUXHËS REALIZUAR ME RASTIN E 10-TË VJETORIT TË MESHËS SË 4 NËNTORIT 1990
ME DOM SIMON JUBANIN, që kujton, kontestualizon e vlerëson atë akt të shenjtë e atë ngjarje historike për popullin e Shqipërisë. TA DËGJOJMË.............. një pjesë nga intervista e dom
David Xhuxhës realizuar me rastin e 10-të vjetorit të Meshës së 4 nëntorit 1990 me dom Simon Jubanin