Mesazhi i papës françesku, 1 janar 2021: kultura e kujdesit, si udhë e paqes - vatican news

Mesazhi i papës françesku, 1 janar 2021: kultura e kujdesit, si udhë e paqes - vatican news

Play all audios:


“Kultura e kujdesit, si udhë e paqes”- kjo, tema e Mesazhit tradicional të Papës Françesku për Ditën e parë të Vitit të Ri 2021. Përfshihet në të viti që shkoi, i ngarkuar me shqetësime të


të gjitha natyrave, me lodhje e flijime të mëdha e, sidomos, me barrën e rëndë të Covid-19. Në këtë kohë, kur barka e njerëzimit, e tundur dhe e shkundur nga stuhia e krizës, vijon të


lundrojë mundimshëm në kërkim të një horizonti më të qetë e më paqësor, Papa thekson se timoni i dinjitetit të njeriut është “busulla” e parimeve shoqërore themelore, që mund të krijojnë


kushtet për të lundruar në një drejtim të sigurt e të përbashkët. R. SH. - Vatikan 1. Në prag të vitit të ri, dëshiroj t’u drejtoj përshëndetjet e mia plot respekt Krerëve të Shteteve e të


Qeverive, krerëve të Organizatave ndërkombëtare, liderëve shpirtërorë dhe besimtarëve të feve të ndryshme, burrave e grave  vullnetmira. Të gjithëve, urimet e mia më të përzermërta që sivjet


  njerëzimi të përparojë në udhën e vëllazërimit, të drejtësisë e të paqes ndërmjet njerëzve, bashkësive, popujve e shteteve. 2020-ta u trondit nga kriza e madhe shëndetësore e Covid-19, që


u shndërrua në fenomen multistrukturor e global, duke rënduar krizat e ndërlidhura, si ajo klimatike, ushqimore, ekonomike e migratore. E duke shkaktuar  vuajtje e fatkeqësi të rënda. Mendoj


posaçërisht për ata që humbën  ndonjë familjar a një njeri të dashur, por edhe për ata, që mbetën pa punë. Veçanërisht kujtoj mjekët, infermierët, farmacistët, shkencëtarët, vullnetarët,


kapelanët e personelin e spitaleve e të qendrave shëndetësore, që bënë e bëjnë çmos, me lodhje e flijime të mëdha, të jenë gjithnjë pranë të sëmurëve, për t’ua lehtësuar vuajtjet e për t’ua


shpëtuar jetën. Duke i përgëzuar këta njerëz, përsëris thirrjen drejtuar liderëve politikë e sektorit privat, që të marrin masat e duhura për të garantuar vaksinat kundër Covid-19 dhe


teknologjitë themelore të nevojshme për të asistuar të sëmurët dhe të gjithë ata, që janë më të varfër e më të ligshtë.1 Të dhemb, kur vëren se, njëheresh me dëshmitë e bamirësisë e të


solidaritetit, marrin hov edhe disa forma të nacionalizmit, të racizmit, të ksenofobisë e edhe të luftërave e konflikteve, që mbjellin vdekje e shkatërrim. Këto ngjarje, e të tjera, që u


dukën në udhën e njerëzimit gjatë vitit të kaluar, na mësojnë sa rëndësi ka kujdesi i njërit për tjetrin e për krijimin, që të mund të ndërtohet një shoqëri e themeluar mbi marrëdhëniet e


vëllazërimit. Prandaj zgjodha si temë për këtë mesazh: “Kultura e kujdesit si udhë e paqes”. Kultura e kujdesit, për të zhdukur kulturën e indiferencës, të hedhurinës e të ndeshjes, sot


shpesh mbizotëruese.   _2. ZOTI KRIJUES, ZANAFILLË E THIRRJES SË NJERIUT PËR KUJDES_          Në shumë tradita fetare ka rrëfime, që bëjnë fjalë për origjinën e njeriut, lidhjen e tij me


Krijuesin, me natyrën e me ata që i ngjasin. Në Bibël, Libri i Zanafillës e thekson që në krye rëndësinë që ka kujdesi a ruajtja, në planin e Zotit për njerëzimin, duke sqaruar kështu


marrëdhënien e njeriut (‘adam) me tokën (‘adamah) si dhe atë ndërmjet vëllezërve. Në rrëfimin biblik kushtuar krijimit, Zoti ia beson kopshtin “e mbjellë në Eden” _(krh. Zan 2,8)_, duarve të


Adamit, duke i ngarkuar detyrën ta “kultivojë e ta ruajë” _(krh, Zan 2,15)._ Kjo, nga njëra anë, do të thotë ta bësh tokën prodhuese e, nga tjetra, ta mbrosh e ta bësh të ruajë aftësinë e


saj për ta mbajtur gjallë jetën...2 Foljet “të kultivosh” e “të ruash”, të kujtojnë  marrëdhëniet  e Adamit me shtëpinë-kopsht e edhe besimin që ka Zoti në të, duke e bërë  zotëri e rojtar


të mbarë krijimit. Lindja e Kainit dhe e Abelit krijon një histori vëllezërish, marrëdhënia ndërmjet të cilëve do interpretohej - negativisht - nga Kaini si _kujdestari_ a _ruajtje. _Pasi e


pati vrarë të vëllain, Abelin, Kaini i përgjigjet pyetjes së Zotit: “Jam, thua, rojtari i tim vëllai?” _(Zan 4,9)_ 3. Po, sigurisht! Kaini është “rojtar” i të vëllait! “Në këto rrëfime kaq


të lashta, të pasura me simbolizëm të thellë, gjejmë edhe një bindje, që dëgjohet shumë sot: bindja se çdo gjë është në lidhje me tjetrën e se ruajtja e vërtetë e vetë jetës sonë dhe e


marrëdhënieve tona me natyrën, është e pandashme nga vëllazërimi, nga drejtësia e nga besnikëria në lidhje me të tjerët”. 4 _3. ZOTI KRIJUES, MODEL I KUJDESIT_ Shkrimi Shenjt na e paraqet


Zotin, përveçse krijues, edhe si Ai që ka kujdes për krijesat e veta, posaçërisht për Adamin, Evën e bijtë e tyre. Vetë Kaini, ndonëse mbi të bie mallkimi për shkak të krimit që kreu, merr


si dhuratë nga Krijuesi _një shenjë mbrojtjeje_, që jeta e tij të ruhet _(krh Zan 4,15)_. Ky fakt, ndërsa pohon _dinjitetin e paprekshëm _të njeriut, të krijuar sipas  shëmbëlltyrës dhe në


ngjasim me Zotin, tregon edhe planin hyjnor për mbrojtjen e harmonisë së krijimit, sepse “paqja e dhuna nuk mund të jetojnë nën të njëjtën strehë”. 5 Pikërisht kujdesi për krijimin është në


bazë të institucionit të Shabbat që, përveçse rregullonte kultin hyjnor, synonte edhe të rivendoste rendin  shoqëror dhe vëmendjen për të varfërit _(Zan 1,1-3; Lv 25,4)_. Kremtimi i


Jubileut, me rastin e vitit të shtatë sabatik, i linte të pushonin tokën, skllevërit e njerëzit e mbytur në borxhe. Ky vit hiri ishte edhe vit kujdesi për më të ligshtit, të cilëve u


krijohej një perspektivë e re jete, në mënyrë që në gjirin e popullit të mos kishte asnjë nevojtar _(krh Lp. 15, 4)_. Për t’u shënuar edhe tradita profetike, në të cilën kulmi i kuptimit 


biblik të drejtësisë lidhet ngushtë me mënyrën si i trajton bashkësia njerëzit më të ligshtë. Prandaj Amos(2,6-8;8) e Isaia (58) në mënyrë të posaçme, ngrenë vazhdimisht zërin në favor të


drejtësisë për të varfërit të cilët, për shkak se janë të ligshtë e të papushtetshëm, i dëgjon vetëm Zoti, që edhe kujdeset për ta (krh Ps. 34,7;113,7-8). _4 KUJDESI NË SHËRBESËN E JEZUSIT_


Jeta dhe shërbesa e Jezusit mishërojnë kulmin e zbulesës të dashurisë së Atit për njerëzimin _(Gjn 3,16)_. Në sinagogën e Nazaretit Jezusi shfaqet si Ai që Zoti e shuguroi dhe e dërgoi t’u


sjellë të varfërve lajmin e gëzuar, t’u shpallë të burgosurve çlirimin, t’u kthejë të verbërve dritën e syve; t’i çlirojë të shtypurit”_(Lk 4,18)_. Këto veprime mesianike, tipike për


jubilejtë,  janë dëshmia më e qartë e misionit që ia besoi Ati. Jezusi u afrohet gjithë mëshirë të sëmurëve në korp e në shpirt e i shëron; i fal mëkatarët e u dhuron një jetë të re! Jezusi


është bariu i mirë, që kujdeset për delet _(krh Gjn 10,11-18;Ez 34,1-31)_; është Samaritani i Mirë, që ka mëshirë për njeriun e plagosur, ia mjekon plagët e kujdeset për të _(krh Lk


10,30-37)_. Në kulmin e misionit të tij, Jezusi e vulos kujdesin për ne duke u dhuruar mbi kryq e duke na çliruar nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes. Kështu, me dhurimin e jetës e me


flijimin e tij, Ai hap rrugën e dashurisë e i thotë secilit prej nesh: “Ndiqmë! Bëj edhe ti kështu” _(krh Lk 10,37)_. _5. KULTURA E KUJDESIT NË JETËN E NDJEKËSVE TË KRISHTIT_ Veprat e


mëshirës shpirtërore e trupore janë thelbi i shërbimit të bamirësisë në Kishën e të krishterëve të parë. Të krishterët e breznive të para praktikonin ndarjen e përbashkët, që asnjëri prej


tyre të mos ishte nevojtar _(krh Vap 4,34-35) _e përpiqeshin ta bënin bashkësinë shtëpi mikpritëse, me porta të hapura për çdo njeri, gati për t’i marrë në ngarkim më të ligshtit. Qe gjë e


zakonshme të bëheshin dhurime vullnetare për t’i ushqyer të varfërit, për t’i varrosur të vdekurit e për t’i shujtuar jetimët, pleqtë e viktimat e  fatkeqësive. E kur, në periudhat e


mëpasme, bujaria e të krishterëve e ngadalësoi pakëz hovin, disa Etër të Kishës vijonin të ngulmonin  se  Zoti e krijoi pronën për të mirën e përbashkët. Ambrozi  theksonte se “natyra i


shpërndan të gjitha gjërat për përdorim të zakonshëm nga ana e njerëzve” […]. Veç kësaj natyra krijoi një të drejtë të përbashkët për të gjithë, “por lakmia e bëri të drejtë për pakicën”6.


Si kaluan persekutimet  e shekujve të parë, Kisha përfitoi nga liria për ta frymëzuar shoqërinë me kulturën e saj. “Mjerimi i kohëve ngjalli forca të reja në shërbim të _charitas


christiana._ Historia flet për shumë vepra bamirësie […]. U ngritën një mori institutesh për ta ndihmuar njerëzimin e vuajtur: spitale, strehë vorfnore, jetimore, shtëpi fëmije, etj. etj.”7


_6. PARIMET E DOKTRINËS SHOQËRORE TË KISHËS, SI BAZË PËR KULTURËN E KUJDESIT_ _Diakonia_ në origjinë, e pasuruar nga reflektimet e Etërve dhe e gjallëruar, përmes shekujve, nga  bamirësia e


shumë dëshmitarëve të fesë, u bë zemër   e doktrinës shoqërore të Kishës, duke u ofruar si pasuri, që u përket të gjithë njerëzve vullnetmirë, si trashëgimi e çmuar parimesh, kriteresh e


udhëzimesh, nga e cila mund të mësohet “gramatika” e kujdesit; promovimi i dinjitetit të çdo njeriu, solidariteti me të varfërit e të pambrojturit, kujdesi për pasurinë e përbashkët,


mbrojtja e krijimit. _* KUJDESI SI PROMOVIM I DINJITETIT DHE I TË DREJTAVE TË NJERIUT_ “Koncepti i njeriut, që lind e fiton pjekurinë në krishterim, ndihmon për vijimin e zhvillimit


plotësisht njerëzor. Sepse personi kujton gjithnjë marrëdhënien, jo individualizmin, pohon përfshirjen, jo përjashtimin, dinjitetin unik të paprekshëm, e jo shfrytëzimin”. 8. Çdo njeri është


qëllim në vetvete, kurrë mjet, që vlerësohet vetëm për t’u shfrytëzuar, e është i krijuar të jetojë së bashku në familje, në bashkësi, në shoqëri, ku të gjithë anëtarët kanë të njëjtin


dinjitet. E nga ky dinjitet rrjedhin të drejtat njerëzore, ashtu si edhe detyrat, që na kujtojnë përgjegjësinë për t’i mirëpritur e për t’i ndihmuar të varfërit, të sëmurët, të braktisurit,


çdo “familjar tonin, çdo të afërm a të largët, në kohë e hapësirë” .9 _* KUJDESI PËR TË MIRËN E PËRBASHKËT_ Çdo aspekt i jetës shoqërore, politike dhe ekonomike përsoset, kur  vihet në


shërbim të së mirës së përbashkët, apo  të “tërësisë së këtyre kushteve të jetës shoqërore, që i krijojnë si kolektivitetit, ashtu edhe anëtarëve të tij të veçantë, mundësinë të arrijnë


përsosurinë e tyre më të plotë e më të shpejtë”.10 Ndërkaq, planet dhe përpjekjet tona duhet t’i llogarisin mirë edhe efektet mbi të gjithë familjen njerëzore, duke pasur parasysh pasojat


për sot e për breznitë e ardhshme. Sesa e vërtetë e aktuale është kjo, na e tregoi pandemia e Covid-19, përballë së cilës “u kujtuam se jemi në të njëjtën barkë, të gjithë të brishtë e të


çorientuar, por njëkohësisht, të rëndësishëm edhe të nevojshëm, të gjithë të ftuar për të luajtur remat së bashku” 11 sepse “askush nuk mund të shpëtojë i vetëm” 12  e asnjë shtet kombëtar i


izoluar nuk mund ta sigurojë të mirën e përbashkët për popullsinë e vet. 13 Solidariteti e shpreh konkretisht dashurinë për të afërmin, jo si ndjenjë e vagëlluar, por si “vendosmëri” për


t’u angazhuar në shërbim të së mirës së përbashkët, a për të mirën e të gjithëve e të secilit, sepse të gjithë jemi përgjegjës të të gjithëve”14 Solidariteti na ndihmon ta shikojmë tjetrin –


qoftë si person, ashtu edhe si popull a si komb - jo si një e dhënë statistikore, a si mjet për t’u shfrytëzuar e pastaj për t’u hedhur, kur nuk do të jetë më i dobishëm, por si të afërmin


tonë, si shok udhe, të thirrur për të marrë pjesë, njëlloj si ne, në sofrën e jetës, ku të gjithë janë njëlloj të ftuar nga Zoti. _*KUJDESI  DHE MBROJTJA E KRIJIMIT_ Enciklika Laudato si’ e


ka plotësisht të qartë ndërlidhjen e gjithë realitetit të krijuar e vë në dukje kërkesën për të dëgjuar njëkohësisht edhe britmën e nevojtarëve e atë të krijimit. Nga ky dëgjim i vëmendshëm


e i vazhdueshëm, mund të lindë kujdesi i frytshëm për  tokën, shtëpinë tonë të përbashkët e për të varfërit. Lidhur me këtë, dëshiroj të pohoj  se “nuk mund të ketë ndjenjë të vërtetë të


bashkimit intim me qeniet e tjera të natyrës, nëse njëkohësisht në zemër nuk ka dashuri, mëshirë e shqetësim për njeriun”.15 “Paqe, drejtësi e mbrojtje e krijimit janë tri çështje të lidhura


ngushtë, që nuk mund të ndahen, në mënyrë që të trajtohen veçmas, pa rënë rishtas në riduksionizëm”16 _7. BUSULLA PËR NJË DREJTIM TË PËRBASHKËT_ Në një kohë që sundohet nga kultura e


hedhurinës, përballë thellimit të pabarazive brenda Kombeve e ndërmjet tyre, 17 dëshiroj t’i ftoj krerët e Organizatave ndërkombëtare dhe të Qeverive, të botës ekonomike e të asaj shkencore,


të komunikimit shoqëror e të institucioneve edukative, ta marrin në dorë këtë _“busull”_ të parimeve që i kujtuam më sipër, për  _një kurs të përbashkët _të procesit të globalizmit, “një


drejtim vëretet njerëzor”. 18 Kjo do të do të krijonte mundësinë për ta çmuar vlerën dhe dinjitetin e çdo njeriu, për të vepruar së bashku e në solidaritet për të mirën e përbashkët, duke i


ndihmuar ata që vuajnë nga varfëria, sëmundja,  skllavëria, diskrimimini e konfliktet. Me këtë busull, i inkurajoj  të gjithë  të bëhen profetë, dëshmitarë të kulturës së kujdesit, për t’i


sheshuar një mori pabarazish shoqërore. E kjo do të jetë e mundur vetëm me  protagonizmin e grave, në familje e në çdo ambient shoqëror, politik e institucional. _Busulla_ e parimeve


shoqërore, e nevojshme për të nxitur zhvillimin e _kulturës së kujdesit_, është treguese edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kombeve, që do të duhej të frymëzoheshin nga vëllazërimi, respekti


reciprok, solidariteti dhe zbatimi i së drejtës ndërkombëtare. Lidhur me këtë, duhet ritheksuar mbrojtja dhe promovimi i të drejtave themelore të njeriut, të cilat janë të patjetërsueshme,


universale, të pandashme. 19   Duhet kujtuar edhe respektimi i së drejtës humanitare, posaçërisht në atë fazë, në të cilën konfliktet dhe luftërat vijojnë pa ndërpreje. Për fat të keq shumë


rajone dhe bashkësi kanë arritur deri në atë pikë, sa t’i harrojnë kohët kur patën jetuar në paqe e siguri. Të panumërta, qytetet, që janë bërë epiqendra të pasigurisë: banorët e tyre


luftojnë për t’i ruajtur ritmet normale,sepse sulmohen e bombardohen pa kurrfarë dallimi nga eksplozivë, artileri e armë të lehta. Fëmijët nuk mund të mësojnë. Burrat e gratë nuk mund të


punojnë për të mbajtur familjet. Zija e bukës ndjehet atje, ku një herë e një kohë ishte fare e panjohur. Njerëzit detyrohen të ikin, duke lënë pas vetes jo vetëm shtëpitë, por edhe


historitë e tyre familjare e rrënjët kulturore. Shkaqet e konfliktit janë të shumta, por rezultati është gjithnjë i njëjti: shkatërrimi e kriza humanitare. Duhet të ndalemi e të pyesim:


çfarë solli me vete normalizimi i konfliktit në botë? E, posaçërisht, si ta shndërrojmë zemrën tonë e mendësinë tonë, për ta kërkuar me të vërtetë paqen në solidaritetet e në vëllazërim? Sa


shkapërderdhje burimesh bëhen për armët, posaçërisht për ato bërthamore, burime që do të mund të përdoreshin për nevoja të dorës së parë, për të garantuar sigurinë e njerëzve, paqen e


zhvillimin e gjithanshëm njerëzor, për luftën kundër varfërisë, për garancinë e nevojave shëndetësore. Edhe kjo, veç të tjerave, u theksua nga problemet globale, si pandemia aktuale e Covid


-19. E nga ndryshimet klimaterike. Sa guximtar do të ishte vendimi për të krijuar, me paratë që përdoren për armët dhe shpenzimet e tjera ushtarake, një “Fond botëror”, që të mundemi,


kështu, ta zhdukim urinë e të kontribuojmë për zhvillimin e vendeve të varfëra”. 21 _8. PËR TË EDUKUAR ME KULTURËN E KUJDESIT_          Promovimi i kulturës së kujdesit kërkon _një proces


edukativ _e busulla e parimeve shoqërore përbën, për këtë qëllim, një mjet të besueshëm për rrethana të ndryshme, që lidhen ndërmjet tyre. Dëshiroj të sjell disa shembuj: - Edukimi me


kujdesin për të tjerët lind që _në familje_: bërthama më natyrore e më themelore e shoqërisë duhet të mësohet të jetojë në lidhje e respekt reciprok. Gjithsesi, familja ka nevojë të ketë


kushtet për ta kryer këtë detyrë jetike dhe të domosdoshme. - Gjithnjë në bashkëpunim me familjen, subjektet e tjera që kanë të bëjnë me edukimin janë  shkolla dhe universiteti e, njëlloj,


për disa aspekte, edhe subjektet e _komunikimit shoqëror_. 22 Ata janë të thirrur për të ndërlidhur një sistem vlerash, të bazuar mbi njohjen e dinjitetit të çdo njeriu, të çdo bashkësie


gjuhësore, etnike e fetare, të çdo populli e edhe të drejtave themelore të secilit. Edukimi përbën një nga shtyllat e shoqërisë më të drejtë e më solidare. - Fetë në përgjithësi, dhe


_liderët_ fetarë në veçanti, mund të luajnë një rol të pazëvendësueshëm për t’u transmetuar besimtarëve dhe shoqërisë vlerat e solidaritetit, të respektit për të tjerët, të mikpritjes dhe të


kujdesit për vëllezërit më të ligshtë. Kujtoj, lidhur me këtë, fjalët e Papës Pali VI drejtuar Parlamentit ugandez më 1969: “Mos kini frikë nga Kisha; ajo ju nderon, ju edukon si qytetarë


të ndershëm e të drejtë, nuk nxit rivalitetet e përçarjet, kërkon të promovojë lirinë e vërtetë, drejtësinë shoqërore, paqen; nëse ajo ka ndonjë parapëlqim, është ai për të varfërit, për


edukimin e të vegjëlve dhe të popullit, për kujdesin ndaj të vuajturve e të braktisurve”.23 - Atyre që vihen në shërbim të popullsive, në organizatat ndërkombëtare,  qeveritare e


ndërqeveritare, me misione edukative, e të gjithë atyre që, në mënyra të ndryshme, punojnë në fushën e edukimit e të kërkimit shkencor, u përsëris inkurajimin tim që të mund të arrihet tek


caku i një edukimi “më të hapur, më përfshirës, më të aftë për dëgjim durimtar, për dialog  konstruktiv e mirëkuptim të anasjelltë”. 24  Uroj që kjo ftesë, drejtuar me rastin e Paktit


edukativ global, të mund të gjejë mirëpritje të gjërë e të larmishme. _9. NUK KA PAQE, PA KULTURËN E KUJDESIT_ _Kultura e kujdesit, _si angazhim i përbashkët, solidar e pjesëmarrës për të


mbrojtur e për të promovuar dinjitetin dhe të mirën e të gjithëve, parë si gatishmëri për t’u interesuar e për t’i kushtuar vëmendje mëshirës, pajtimit, shërimit, respektit të anasjelltë dhe


mirëpritjes reciproke, është udhë e zgjedhur për ndërtimin e paqes. “Në shumë vise të botës kërkohen udhë paqeje, që çojnë në përtharjen e plagëve e për artizanë të paqes,  të gatshëm për


të vënë në jetë “me mprehtësi e guxim” procese shërimi e takimi përtëritës. 25 Në këtë kohë, kur barka  e njerëzimit, e tundur dhe e shkundur nga stuhia e krizës, vijon të lundrojë


mundimshëm në kërkim të një horizonti më të qetë e më paqësor,  timoni i dinjitetit të njeriut është _“busulla”_ e parimeve shoqërore themelore, që mund të krijojnë kushtet për të lundruar


në një drejtim të sigurt e të përbashkët. Si të krishterë, t’i drejtojmë sytë nga Virgjëra Mari, Yll i Detit e Nënë e Shpresës. Të bashkëpunojmë të gjithë për të përparuar drejt horizontit


të dashurisë e të paqes, të vëllazërisë e të solidaritetit, të ndihmës e të mirëpritjes reciproke. Nuk duhet të biem në tundimin, që na shtyn të mos interesohemi për të tjerët, posaçërisht


për më të ligshtit. Të mos e kthejmë kokën mënjanë, 26 por të angazhohemi çdo ditë konkretisht për “të formuar një bashkësi të përbërë nga vëllezër që mirëpriten reciprokisht, duke pasur


gjithnjë kujdes për njëri-tjetrin.27 1. Krh Videomesazhi me rastin e Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme  të OKB-së, 25 shtaor 2020. 2. Krh. Letra enciklike “Lëvduar qofsh” (24


maj 2015),67 3. Krh “Vëllazërimi, themel e udhë për paqen”, Mesazhi për kremtimin e Ditës 47-të Botërore të Paqes, 1 janar (8 dhjetor 2013), 2. 4. Letra enciklike Laudato si’ (24 maj 2015),


70 5. Këshilli Papnor për drejtësinë e paqen, Përmbledhje e Doktrinës shoqërore të Kishës 6. De officiis, 1-28,132; Pl 16,67 7. K Bihlmeyer- H. Tuchle: Storia della Chiesa vol.1, antichità


cristiana, Morcelliana Brescia 1994, 447, 448 8. Discorso ai partecipanti al Convegno promossi dal Dicastero per il Servizio dello Sviluppo Umano Integrale nel 50 0 anniversario  della


“Populorum progressio” (4 aprile 2017) 9 . Messaggio alla 22o sessione della Conferenza degli Stati Parte alla Convenzione-Quadro delle Nazioni Unite sul Cambiamenti Climatici (Cop22), 10


novembre 2016. Cfr TAVOLO INTERDICASTORIALE DELLA SANTA SEDE SULL’ECOLOGIA INTEGRALE, in cammino per la cura della casa comune. A cinque anni dalla Laudato si’, LEV, 31 maggio 2020. 10 Conc.


Ecum. Vat. II. Cost. past. Gaudium et spes, 26 1[1] _Momento straordinario di preghiera in tempo di epidemia_, 27 marzo 2020. [1]2 _Ibid_. [1]3 Cfr Lett. enc. _Fratelli_ _tutti_ (3 ottobre


2020), 8; 153. [1]4 S. Giovanni Paolo II, Lett. enc. _Sollicitudo rei socialis_ (30 dicembre 1987), 38. [1]5 Lett. enc. _Laudato si’_ (24 maggio 2015), 91. [1]6 Conferenza dell’Episcopato


Dominicano, Lett. past. _Sobre la relación del hombre con la naturaleza_ (21 gennaio 1987); cfr Lett. enc. _Laudato si’_ (24 maggio 2015), 92. [1]7 Cfr Lett. enc. _Fratelli_ _tutti_ (3


ottobre 2020), 125. [1]8 _Ibid._, 29. [1]9 Cfr _Messaggio ai partecipanti alla Conferenza internazionale “I diritti umani nel mondo contemporaneo: conquiste, omissioni, negazioni”_, Roma,


10-11 dicembre 2018. 20 Cfr _Messaggio alla Conferenza dell’ONU finalizzata a negoziare uno strumento giuridicamente vincolante sulla proibizione delle armi nucleari, che conduca alla loro


totale eliminazione_, 23 marzo 2017.__ 2[1] _Videomessaggio in occasione della Giornata Mondiale dell’Alimentazione 2020_, 16 ottobre 2020. 22 Cfr Benedetto XVI, _“Educare i giovani alla


giustizia e alla pace”, Messaggio per la 45ª Giornata Mondiale della Pace, 1° gennaio 2012 _(8 dicembre 2011), 2; _“Vinci l’indifferenza e conquista la pace”, Messaggio per la 49ª Giornata


Mondiale della Pace, 1° gennaio 2016 _(8 dicembre 2015), 6. 23 _Discorso ai Deputati e ai Senatori dell’Uganda, _Kampala, 1° agosto 1969. 24 _Messaggio per il lancio del Patto Educativo_, 12


settembre 2019: _L’Osservatore Romano_, 13 settembre 2019, p. 8. 25 Lett. enc. _Fratelli_ _tutti_ (3 ottobre 2020), 225. 26 Cfr _ibid._, 64. 27 _Ibid._, 96; cfr _“Fraternità, fondamento e


via per la pace”, Messaggio per la celebrazione della 47ª Giornata Mondiale della Pace 1° gennaio 2014_ (8 dicembre 2013), 1. Nga Vatikani, 8 dhjetor 2020