Françesku: shembulli heroik i isabel cristina mrad campos - vatican news

Play all audios:

Në përshëndetjet pas Engjëllit, Papa kujtoi figurën e Vashës, që u shpall dje e Lume në Barbacena të Brazilit, vrarë nga urrejtja për fenë në vitin 1982. Ritin e kryesoi, si përfaqësues i
Papës, Kardinali Raymundo Damasceno Assis, kryeipeshkëv nderi i Aparecidës R. SH. - VATIKAN Në përshëndetjet pas Engjëllit, Papa kujtoi figurën e Vashës, që u shpall dje e Lume në Barbacena
të Brazilit, vrarë nga urrejtja për fenë në vitin 1982. Ritin e kryesoi, si përfaqësues i Papës, Kardinali Raymundo Damasceno Assis, kryeipeshkëv nderi i Aparecidës FRANÇESKU: SHEMBULLI
HEROIK I ISABEL CRISTINA MRAD CAMPOS Isabel Cristina Mrad ishte vetëm 20 vjeçe kur u vra, pasi "mbrojti dinjitetin e saj si grua" dhe "vlerën e pastrisë". Me këto fjalë e
kujtoi Françesku në përshëndetjet pas Engjëllit: _“Shembulli i saj heroik i nxitët veçanërisht të rinjtë për të dhënë dëshmi bujare feje dhe besnikërie ndaj Ungjillit. Një duartrokitje për
të Lumen e re!”._ LUMNIMI DJE, NË BRAZIL Dje në mëngjes, kardinali Raymundo Damasceno Assis lartoi në nderimet e elterit të renë braziliane, virgjër e martire, nga shteti i Minas Gerais. Në
tetor 2020 Papa Françesku e pati njohur martirizimin e saj por, për shkak të pandemisë, nuk qe e mundur të kremtohej më herët lumnimi. Ceremonia u zhvillua në Barbacena, në kryedioqezën e
Marianës, në shenjtëroren e e Zojës së Dhimbshme. NJË JETË E RE, E JETUAR ME STUDIM DHE LUTJE E lindur në një familje në gjendje modeste ekonomike, Isabel, që në moshë të re, ndoqi kishën e
famullisë. Bënte pjesë në Grupin e të Rinjve të Shoqërisë së Shën Vincent de Paul, ku një drejtor shpirtëror i përcolli asaj përshpirtërinë e Cursilhos de Cristanidade dhe të Vincentianëve.
Shkonte shpesh edhe në Manastirin e Vizitacionit, praktikonte lutjen në familje, rrëfehej rregullisht dhe merrte pjesë në fushatat e organizuara nga Vincentianët. Ëndrra e saj ishte të
bëhej pediatre. Pas ndjekjes së kursit shkollor, më 8 dhjetor 1980, mori diplomën e Kualifikimit Profesional të Magjisterit. U transferua në Juiz de Fora (Brazil) për të filluar studimet
mjekësore dhe shkoi të jetonte me vëllain, në një shtëpi të blerë nga familja. Në mbrëmjen e 1 shtatorit 1982 i vëllai, duke u kthyer në shtëpi, e gjeti të vrarë, me shenja tentative për
dhunë seksuale. Ishte 20 vjeçe. Filloi gjyqi penal që shpalli fajtor për vrasjen Maurílio Almeida Oliveira. Sipas hetimeve, ai shkoi në shtëpinë e Isabelës e, pasi ngriti volumin e
televizorit, tentoi ta përdhunojë. Autopsia tregoi se ajo i rezistoi këtij agresioni, duke e ruajtur të paprekur virgjërinë. I pandehuri u dënua me 19 vite burg, ndonëse e mohoi gjithnjë
autorësinë e krimit. Pas disa vjetësh burg, u arratis dhe mbeti i arratisur. Disa të afërm thonë se vdiq. TRUPI VDES, JO SHPIRTI Për sa i përket martirizimit, procesi i lumnimit dhe i
shenjtërimit vërtetoi se sulmi nuk ishte një rrëmbim i çastit i atentatorit, por plan i paracaktuar që duhej të lidhej me besimin e viktimës. Nami i vajzës për martirizim u përhap menjëherë.
Në predikimin e tij, Kardinali Damasceno Assis, citoi fjalët e Jezusit në Ungjill, duke u ndaluar veçanërisht tek Mateu 10:28, ku shkruhet: _"Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin,
por nuk mund të vrasin shpirtin"._ E duke kujtuar edhe se, siç shkruan Tertuliani, gjaku i martirëve është fara e të krishterëve të rinj. Në përfundim Prelati bëri thirrje për t'i
dhënë fund dhunës kundër grave në botë.