Me 3 dhjetor kalendari kishtar kujton shën françesk saverin - vatican news

Me 3 dhjetor kalendari kishtar kujton shën françesk saverin - vatican news

Play all audios:


Shën Françesk Saveri e përshkoi tërë jetën si misionar i Krishtit duke mësuar, pagëzuar, rrëfyer, duke u kujdesur për të varfrit e të gërbulurit, e duke denoncuar shfrytëzimin e popujve të


varfër në vende të ndryshme nga “të krishterët evropianë”. R.SH. - VATIKAN SHËN FRANÇESK SAVERI ËSHTË NJËRI NGA JEZUITËT E PARË NË HISTORINË E URDHRIT TË MIRËNJOHUR, SEPSE PËRKRAH ME SHËN


INJACIN E LOJOLËS, THEMELOI MË 1534 SHOQËRINË E JEZUITËVE. Shën Françesk Saveri lindi në kështjellën e familjes në Navarra, nga prindër fisnikë. Në vitin 1533, shën Françesku i ardhshëm,


kthen jetë e vihet nën udhëheqjen shpirtërore të shën Injacit, me urdhër të të cilit, niset nga Lisbona për në Goa (kryeqyteti i kolonive portugeze në Inditë Lindore), ku mbërrin më 6 maj


1542. Prej këndej, duke mësuar, pagëzuar, rrëfyer, duke u kujdesur për të varfrit e të gërbulurit e duke denoncuar shfrytëzimin e këtyre popujve nga “të krishterët evropianë”, shën Françesk


Saveri përshkoi si misionar i Krishtit, jugun e Indisë, Malagën e Ishujt Moluke, për të shkuar në Japoni e më pas në Kinë, ku u sëmur me ethe, që e dobësuan deri në vdekje, më 3 dhjetor


1552. Kështu, e predikoi Ungjillin e Krishtit në Indonezi, në Japoni e vende tjera. Ëndrra e shën Françesk Saverit ishte ta vijonte këtë predikim edhe në Kinë, ku nuk mundi të arrinte: vdiq


fare pranë brigjeve të dëshiruara, në ishullin Shangçuan, që sot bën pjesë në të, në afërsi të Kantonit, më 3 dhjetor 1552. Për jetën e Shenjtit janë shkruar dhjetëra libra. Figura e tij


është e mirënjohur edhe në Shqipëri e ndër shqiptarë, sepse emri i shën Françesk Saverit ka qenë i gjithpranishëm në jetën e besimtarëve katolikë e të shumë shqiptarëve të besimeve të tjera.


Mjafton të kujtojmë se këtë emër mbante një nga shkollat më të famshme në Shqipërinë e para diktaturës: Shkolla Saveriane në Shkodër (sot shkolla e mesme Atë Pjetër Meshkalla) nën drejtimin


e Jezuitëve. Shën Françesk Saveri është pajtor qiellor i misioneve, i mirënjohur edhe në Shqipëri, ku shkolla e jezuitëve ka mbajtur gjithnjë emrin e tij. Mesazhi i shën Françesk Saverit


është t’ia besojnë veten Zotit në shpalljen e Ungjillit e t’i shërbejnë njerëzimit, aty na thërret e çon Hyji, pa i lënë gjërat e jetës të kenë përparësi mbi jetën shpirtërore. Libri më i


fundit kushtuar jetës së shenjtit në gjuhën shqipe është ai me titullin: "Shën Françesk Saveri" shkruar nga kryeipeshkvi i ndjerë i Shkodrës, Imzot Frano Illia.