Nesër në lezhë shugurimi diakonal i seminaristit, pashk ndoj - vatican news

Play all audios:

Të shtunën, më 29 qershor, në Kishën Katedrale të “Shën Nikollës” në Lezhë, gjatë Meshës solemne, ipeshkvi i dioqezës së Lezhës, imzot Ottavio Vitale, do të kremtojë shugurimin diakonal të
seminaristit Pashk Ndoj. Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit nga Lezha flet seminaristi Pashk Nodj, në pragun e shugurimit të tij diakonal. R.SH. - VATIKAN DIOQEZA E LEZHËS,
NË FESTË, FALËNDERON ZOTIN PËR SHUGURIMIN E DIAKONIT TË RI, PASHK NDOJT. PRA, NESËR MË 29 QERSHOR, NË SOLEMNITETIN E SHENJTORËVE PJETËR E PAL, NË KISHËN KATEDRALE “SHËN NIKOLLA” NË LEZHË,
GJATË MESHËS SOLEMNE NË ORA 19.00, IPESHKVI I KËSAJ DIOQEZE, IMZOT OTTAVIO VITALE DO TË KREMTOJË SHUGURIMIN DIAKONAL TË PASHK NDOJT, në bashkëkremtim me meshtarë e rregulltarë nga mbarë
dioqeza e Shqipëria dhe në praninë e shumë besimtarëve, posaçërisht nga famullia kishtare e diakonit të ri. Në njoftimin e kësaj ngjarje të rëndësishme, të bukur dhe të hareshme për Kishën
dioqezane të Lezhës, lexojmë: Së pari rreshtat nga Ungjilli Marku ku thuhet: “I thirri ata që deshi vetë, që të jenë me Të e t’i dërgojë të predikojnë” (Mk 3,13-14). Duke falënderuar Zotin,
Atin e Mëshirshëm, që zgjedh vazhdimisht shërbëtorë për të korrat e veta, Dioqeza e Lezhës me gëzim shpall: shugurimin Diakonal të seminaristit Pashk Ndoj, me vendosjen e duarve të
Shkëlqesisë së Tij Imzot Ottavio Vitale. NË MIKROFONIN E REDAKSISË SHQIPE TË RADIO VATIKANIT NGA LEZHA FLET SEMINARISTI PASHK NODJ, NË PRAGUN E SHUGURIMIT TË TIJ DIAKONAL, TA DËGJOJMË
DËSHMINË E TIJ... Flet seminaristi Pashk Nodj, në pragun e shugurimit të tij diakonal, ta dëgjojmë dëshminë e tij.